Lajme

Albin Kurti reagon pas suksesit historik të Ballkanit

08/26/2022 20:04
nga:E K

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Ballkani ka mësuar kundërshtarët në fazën e grupeve të kompeticionit të UEFA Conference League.

Pas fitores ndaj Shkupit në Play Off me rezultatin e përgjithshëm 3:1, Ballkani siguroi fazën e grupeve të Conference League dhe u bë skuadra e parë kosovare që luanshkruan GazetaBlic Sport.

Pas këtij suksesi ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti në Twitter ka shkruar se vetëm pas 6 viteve antarësi Kosova ka arritje të jashtëzakonshme në futboll.

“Këtë vit tifozët tanë të futbollit nuk do të jenë vetëm spektatorë të “Conference League”. Ata kanë mundësinë historike për të brohoritur dhe mbështetur ekipin e tyre vendas në një kompeticion evropian. Vetëm 6 vjet pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA, Ballkani arriti të jashtëzakonshmen. Urime dhe suksese!”, ka shkruar Kurti.