Lajme

Albin Kurti prezanton arritjet dhe projektet e ardhshme, kërkon mbështetje më 28 dhjetor

12/23/2025 16:28
nga:Genita C

Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti, ka deklaruar se mbështetja e qytetarëve në Kodrën e Trimave në Prishtinë dëshmon besimin në programin dhe vizionin qeverisës të VV-së, raporton GazetaBlic.

Ai ka përmendur arritjet e qeverisë, duke theksuar shtesat për fëmijë dhe nëna lehona, uljen e papunësisë nga 26% në nën 11% dhe hapjen e 85 mijë vendeve të reja të punës.

Kurti ka paralajmëruar edhe projekte të reja infrastrukturore, arsimore e sportive, duke ftuar qytetarët që më 28 dhjetor të votojnë numrin 116.