Lajme

Albin Kurti përballë Aleksander Vuçiqit në Forumin e Davosit

05/25/2022 12:00
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare, është ulur përballë presidentit serb, Vucic.

Në disa fotografi të publikuara nga ky takim, Kurti shihet i ulur përballë presidentit serb Aleksandar Vuçiqi, i cili poashtu po merr pjesë në këtë Forum.

“Nis takimi i kryeministrit në nivel të lartë Dritan Abazoviq, së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”, thuhet në njoftimin në Twitter të Qeverisë malazeze, ku janë postuar edhe fotografitë