Gazetari, Milaim Zeka, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka paralajmëruar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.
Zeka tha se Kurti nuk është i ‘çmendur’ të pranojë Draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai theksoi se i njëjti është afër dorëheqjes pasi presioni ndërkombëtar është për me u kriju një ‘Republikë Serbe’ në Kosovë.
“Unë nuk mendoj se Albin Kurti është i qmendur dhe me e pranu Draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që do të thotë shkatrrim i shtetit të Kosovës. Mbi bazën e kësaj kam thënë që ai është shumë afër dorëheqjes ngaqë presioni ndërkombëtar edhe i amerikanëve është për me kriju një ‘Republikë Serbe’ midis Kosovës” tha Zeka në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”
Milaim Zeka, Gazetar
Në takimin e 2 majit mbajtur në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq u miratua Deklarata për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.
Në këtë takim u prezantua edhe Draft-Statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili ishte përpiluar nga Ekipi Menaxhues që përbëhej nga Jelena Boloviç, Danijela Vujacic, Igor Kalmar dhe Dejan Radojkovic.
Ky Draft-Statut u cilësua si i papajtueshëm me Kushtetutën nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Ne ketë takim filluam me një note te larte pozitive, u dakorduam me tekstin e marrëveshjes për çështjen e të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë. Në këtë takim të sotëm pas marrëveshjes për te pagjeturit, degjuam ekipin që prezantoi një draft statuti per Asociacionin”
“Një draft statut i tillë është fondamentalisht i papajtueshëm me kushtetutën, por përkundër kësaj ne jemi të angazhuar të gjejmë zgjidhje” tha Kurti pas takimit raporton Gazeta Blic.
Ndërsa i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Breogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, deklaroi se draft-statuti i Asociacionit, i cili u prezantua nga ekipi menaxhues në takimin e Brukselit më 2 maj, nuk ishte përfundimtar, por një pikënisje e rëndësishme për bisedimet e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve.
/Gazeta Blic/


