Analisti politik, Fatmir Sheholli duke e komentuar vizitën e Emisarit Special të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, tha se ai sot ka përçuar mesazhin për unitet nga lidershipi kosovar.
“Simbolikisht vizita para përmendores se Ibrahim Rugovës sot e Eskobar, ka qenë mesazh për unitet”, ka theksuar Sheholli për Gazeta Blic.
Sipas tij, vizita e sotme e Gabriel Eskobar është pararëndëse e asaj që do të jetë shumë shpejtë e Miroslav Lajçakut.
“Pra, SHBA-të sot ia kanë bërë të ditur Kurtit dhe Osmanit që nevojitet konsensus i plotë politik i kuvendit të Kosovës për finalen e madhe me Serbinë”, tha ai për Gazeta Blic.
Sheholli është i bindur se Kurti nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje që nuk ka në thelbë njohjen reciproke.
“Ky fakt e bënë të vështirë marrëveshjen franko- gjermane të realizueshme”, vlerëson ai.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, foli shkurt pas takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Escobar theksoi partneritetin e palëkundshëm të Kosovës me SHBA-në, ndërsa foli pak për kryetemën e takimit, që ishte dialogu me Serbinë.
“Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe sigurinë tuaj”, tha Escobar.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me Gabriel Escobar ka thënë se Kosova është palë konstruktive në procesin e dialogut.
Po ashtu është diskutuar edhe rëndësinë dhe peshën e raporteve mes të dyjave vendeve si dhe ballafaqimin me krizën energjetike.
“Me zotin Escobar folëm për peshën dhe rëndësinë e raporteve tona dypalëshe, partneritetin ndërmjet vendeve tona, për progresin dhe reformat në Kosovë, ballafaqimin me krizën energjetike, për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin e dialogut dhe rrugën përpara. Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete që japim, Republika e Kosovës është treguar se është palë kontruktive dhe kreative në dialog”.
Kurti pas takimit me Escobarin: Jemi të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes me Serbinë


