Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me Gabriel Escobar ka thënë se Kosova është palë konstruktive në procesin e dialogut.
Po ashtu është diskutuar edhe rëndësinë dhe peshën e raporteve mes të dyjave vendeve si dhe ballafaqimin me krizën energjetike.
“Me zotin Escobar folëm për peshën dhe rëndësinë e raporteve tona dypalëshe, partneritetin ndërmjet vendeve tona, për progresin dhe reformat në Kosovë, ballafaqimin me krizën energjetike, për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin e dialogut dhe rrugën përpara. Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete që japim, Republika e Kosovës është treguar se është palë kontruktive dhe kreative në dialog”.
Kurti tha se Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër.
“E mirëpresim gjithmonë interesimin dhe angazhimin e SHBA-së në këtë process. Me SHBA-në jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime”.
Ai ka thënë se Kosova me SHBA-të është aleat në vlera dhe partner në qëllime.


