Lajme

Albin Kurti në protestat e vitit 2007: Veton Surroi e sheh ëndërr Titon!

05/27/2021 07:50
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në protestat e përgjakshme të 10 shkurtit më 2007, kishte thënë për Veton Surroin se ky i fundit e sheh ëndërr ish-presidentin e ish-Jugosllavisë, Josip Broz Titon.

Në fjalimin e tij gjatë protestës, Kurti tregonte se kë e shohin ëndërr, sipas tij, politikanët e asaj kohe.

Kurti thotë për Veton Surroin se ky i fundit e sheh ëndërr liderin e ish-Jugosllavisë, Josip Broz Titon.

“…Ramush Haradinaj e sheh ëndërr Hagën, Agim Çeku e sheh ëndërr Ramush Haradinajn, Veton Surroi e sheh ëndërr Titon, e Fatmir Sejdiu e sheh andërr stafetën e Titos…”, deklaronte Kurti me 2007.

Protestat e 10 shkurtit u organizuan nga Lëvizja Vetëvendosje me qëllim kundërshtimi ndaj Pakos së Ahtisarit. Në ato protesta u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini. Ndërsa Pakoja e Ahtisarit, saktësisht 12 muaj më vonë solli pavarësinë e Kosovës.

E 14 vjet më vonë, tash kur Kurti është kryeminitër, ftoi para pak dite Veton Surroin të bëhet pjesë e delegacionit Kosovë-Serbi.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Surroi i cili ka thënë se “Do të jem këshilltar i ekipit negociator në dialogun me Serbinë”.

LEXO EDHE:

Sot merret vendimi për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt