Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në seancën ku po diskutohet për rritjen e çmimit të rrymës ka dhënë disa statistika për ditën e djeshme, duke thënë se vetëm dje Kosova ka paguar 2.5 milionë për importin e energjisë elektrike.
“Unë po e marr vetëm shembull, dje 19 janar 2022, i kemi pasur në punë tri blloqe të Kosovës A, 3, 4, dhe 5 që secili ka prodhuar diku kah 135 megavatë. E kemi edhe B1 që ka prodhuar 251 orë megavatë, totali që kemi prodhuar ka qenë 727. Konsumi nacional i energjisë në pikun ka qenë 1317 megavatë dhe çmimi mesatar i rrymës në bursë ka qenë 245 euro. Vetëm dje kemi blerë rrymë në vlerë prej 2.5 milionë eurove. Ku t`i marrim këto para të nderuar deputet”, ka thënë Kurti ndër të tjera.
Seanca e Kuvendit po vazhdon ende me debat parlamentar për këtë çështje.
AAK përmes një rezolute në Kuvend kërkon që çmimi i rrymës mos të rritet


