Ballkani ka arritur një sukses të madh duke u shpallur kampion i edicionit 2022/23 në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja me fitoren prej 2-0 u konfirmua si kampion i Kosovës duke e mbrojtur kështu titullin nga sezoni i kaluar, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për ‘GazetaBlic Sport‘ ka folur lojtari i Ballkanit, Albin Kapra.
“Jam shumë i lumtur për këtë suksese të madh, shpallemi kampion për herë të dytë rresht është ndjenjë e papërshkruar dhe për këtë e falenderoj secilin individ që dha gjithçka nga vetja për të arritur këtë sukses sërish.
Sigurisht që do tentojmë edhe në Evropë ta perfaqsojmë gjithë Kosovën në menyrën më të mirë të mundshme dhe pse jo të përsërisim historinë sërish edhe aty”, tha Kapra për GazetaBlic Sport.


