Lajme

Albi Market ngacmon konsumatorët: “Çka po pret?”

06/23/2022 16:23
nga:K G

Rrjeti i marketeve për çdo familje, Albi Market lajmëron fillimin e një fushate të re – por nuk zbulon ende detaje! Fushata ‘Çka po pret’ po na ngacmon të mendojmë se çka po planifikon ky rrjet i marketeve në tregun Kosovar për konsumatorët e tij dhe më gjerë.

Më shumë detaje dhe informata pritet të zbulohen ditëve në vijim, andaj konsumatorë u bëhet e ditur që përmes rrjeteve sociale mund të jenë të parët që mësojnë për sekretin e madh të këtij zinxhiri të marketeve.

Albi Market shpeshherë shpërblen dhe suprizon konsumatorët e tij, andaj, inkurajojmë audiencën ta ndjekë fushatën dhe të bëhet pjesë e saj teksa zbulohen sekretet a saja.

Albi Market është një ndër zingjirët kryesorë të marketeve në Kosovë, një rrjet të marketeve prej gjithsej 26 lokacioneve në Kosovë. Është e rëndësishme të përmendet se suksesi i Albi Market është i bazuar në produktet e freskëta që i servohen konsumatorëve, si frutat, mishi i freskët, rreth 100 produkte nga furra, lloje të ndryshme të djathërave, si dhe ushqimet e tjera të freskëta që vijnë nga bregdeti shqiptar.

Pjesë e suksesit është edhe hapësira e madhe, niveli i pastërtisë, si dhe shkalla e lartë e shërbimit korrekt ndaj konsumatorëve. Qëllimi kryesor i Albi Market është që të vazhdojë të zgjerohet dhe të jetë lider i dyqaneve zingjirore në Kosovë.