Për shkak të disa problemeve teknike një veturë në parking të Albi Mall-it, ka marrë flakë duke shkaktuar edhe djegien e disa veturave përreth.
Ekipi i Sigurimit të Albi Mall-it ka intervenuar menjëherë në kohë rekord për parandalimin e zjarrit duke thirrur edhe Policinë dhe Zjarrfikëset të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masa për shuarjen e zjarrit dhe kontrolluar situatën përreth.
Gjendja është stabilizuar dhe për momentin gjithçka është nën kontroll, është e rëndësishme të përmendet se nuk ka dëme në njerëz, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga Albi Mall.


