Albert Bunjaku, futbollisti që ka luajtur për Kosovën dhe Zvicrën shpreson që sonte ndeshja të përfundojë me rezultatin e barabartë.
Ai thotë se takimi i sotëm do të jetë fantastik, teksa shprehet se ndjehet zviceran dhe kosovar, përcjell GazetaBlic Sport.
“Zemra ime rreh për të dy kombet – nuk do t’i harroj kurrë të gjitha angazhimet e mia për të dy vendet. Ndihem edhe zviceran edhe kosovar”, thotë Bunjaku, i cili ka lindur në Gjilan në vitin 1983 dhe më vonë është shpërngulur në rajonin e Cyrihut me familjen e tij në moshën shtatë vjeçare.
Për ndeshjen e sotme, ai thotë duke qeshur: “Ky duel do të jetë mes miqsh, një festë e madhe! Atmosfera do të jetë e mrekullueshme me siguri – dhe po ashtu edhe loja. Një barazim do të ishte fantastik. Shpresoj për një 4:4″, përfundoi ai.
Kosova dhe Zvicra takohen sonte me fillim nga ora 18:00.
/GazetaBlic Sport


