Lajme

Albena Reshitaj tregon pse iu bashkua partisë “GUXO”

12/05/2024 22:39
nga:G B

Ish-deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka treguar se pse ka vendosur të aderojë në partinë “GUXO”.

Ajo thotë se iu bashkua kësaj partie për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Më tutje, Reshitaj shkruan në Facebook se bashkë me “GUXO” do ta forcojnë Kosovën dhe do të dëshmojnë se guximi i tyre është forca që ndryshon historinë.