Lajme

Albena Reshitaj feston 28 nëntorin në New York, falenderon gruan shqiptare që ruan kulturën dhe traditat e vendit

11/30/2021 16:38
nga:M K

Deputetja Albena Reshitaj ka festuar festën e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit në mesin e diasporës në New York.

Ajo me ketë rast falenderoi gruan shqiptare që ndër breza edukoi e ruajti me fanatizëm kulturën dhe traditat shquptare duke mbjell dashurinë e respektin për identitetin kombëtar.

Postimi:

Gjatë qëndrimit tim në New York, me ftesë të Federatës Panshqiptare në Amerikë ,,Vatra”, mora pjesë në festimin madhështor të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Kënaqësi që në këtë ditë të shënuar kombëtare të jesh në mesin e shumë bashkëkomëbasëve – personalitete të shquara në fushën e diplomacisë, biznesit, artit etj.

Në fjalimin tim nënvizova mirënjohjen dhe falënderimin për kontributin e komunitetit shqiptar në Amerikë në çdo etapë të historisë të vendit tonë. Një falënderim të veçantë shpreha për gruan shqiptare që ndër breza edukoi e ruajti me fanatizëm kulturën dhe traditat tona, duke mbjell dashurinë e respektin për identitetin kombëtar.

Komuniteti shqiptar në Amerikë barti mbi supe peshën me të rëndë të prezantimit të drejtë të shqiptarëve në botë dhe jo vetëm, prandaj përjetësisht duhet të jemi mirënjohës për kontributin dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës dhe afirmimin e saj në Amerike e përtej.

Në shenjë respekti dhe falënderimi, Federatës ,,Vatra” i dhurova librin tim ,,Anijet e Fatit”.

Gëzuar festat e nëntorit!

Zoti e bekoftë popullin shqiptar.

Zoti e bekoftë Amerikën..!