Lajme

ALBANICA – Standard i arkitekturës moderne kombëtare

09/27/2022 13:48
nga:K G

Qytetet në zhvillim pasqyrojnë shpirtin dhe mënyrën e jetesës të një shoqërie, traditën, kulturën, artin, arkitekturën dhe çdo gjë që një shoqëri e bën të dallueshme dhe unike.

Vizionet e njerëzve inovativ me projektet dhe veprimtaritë e tyre bëhen pjesë shumë e rëndësishme e historisë së zhvillimit të një shoqërie, duke u bërë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme.

Në vrullin e zhvillimit të arkitekturës, ndërtimtarisë dhe mënyrës së jetesës me standardet më të larta në ndërtim dhe të konkurueshme në nivele botërore, bie në sy një qasje e re në këtë fushë.

Albanica Homes me projektet kreative të planifikuara deri në detajet më të imëta, me eksperiencë nderkombëtare anë e kënd botës në projekte arkitektonike, paraqet një qasje të re dhe unike në atë se si do të duken hapësirat urbane në vendin tonë.

Energjia e një shteti të ri në ndërtim ka shtyrë z. Driton Gërbeshi (CEO i Albanica Homes) bashkë me stafin e tij, që eksperiencën e tij shumë vjeçare internacionale ta fokusoj në dekadat e ardhshme në trojet shqiptare, duke ofruar standard të ri në ndërtim.

Jo rastësisht kjo sipërmarrje gjigante mban emrin ALBANICA.

Si na tha z. Driton Gërbeshi ne një takim spontan në lokacionin e projektit në ndërtim e sipër të Albanica Residence, Prishtine e Re, në Veternik: “Ajo që më shtyri ta emroj këtë projekt/sipërmarrje ALBANICA, me përmasa impozante në të gjitha trojet shqiptare, është pikërisht vizioni për hapësirat urbane në vendin tonë, ashtu siq shumë arkitekt shqiptar në historinë e ndërtimeve lanë gjurmë anekënd botës, ku shumë institucione, objekte emblematike, rrugë, ura, e të tjera, mbajnë emrat e tyre në metropole botërore.”

Dritoni me krenari potencon se e tërë krijimtaria e tij, qysh nga fillimet e hershme në Lugano të Zvicrës, është mbështetur dhe zhvilluar nga z. Behgjet Pacolli. Dritoni me mburrje thotë: “Kam pasur fatin më të madh që qasjen në punë, profesionalizmin dhe edukatën e kam pranuar dhe mësuar nga z. Behgjet Pacolli. Ky suport, edhe sot e kësaj dite me jep shtytje dhe motivim që të realizojme projekte të nivelit botëror në Kosovë dhe regjion. Prandaj edhe jam i lumtur që të gjitha projektet e Albanica mbajnë vulën: “Cilësi e Garantuar nga Behgjet Pacolli.”

ALBANICA Homes me projektet e saj të mahnit jo vetëm në aspektet arkitektonike, por është lider ne cilësinë e ndertimeve duke sjell në vendin tonë standardet më të larta të ndërtimit (cilësi e jetesës e bazuar në hotel me 5 yje, interier me lartësi në hapësirat banuese, recepcion dhe hapësira të përbashkëta luksoze me siguri 24h, pompa termike efiçiente dhe individuale, fasadë moderne me mbrojtje anti-zjarr, garazhe me depo, lavanderi, etj).

Në sipërfaqe prej 2 milion metrave katror, Albanica po sjell projekte madhështore në Kosovë dhe regjion.

Duke filluar me projektin Albanica Residence në Gjilan, tashmë i përfunduar dhe në funksion të plotë si në pjesën e banimit ashtu edhe të qendrës tregtare, për të vazhduar në Prishtinë, me Albanica Residence Prishtina e Re në Veternik, me siperfaqen fillestare prej 170,000 metra katror, projektet e Albanica tashmë kanë marrë vrullin e zhvillimit edhe në:

Albanica Residence në Prizren në më të bukurin vend, në sipërfaqe prej më shumë 156,000 m2.

Albanica Village Bernica, do të jetë qyteti më i ri i shtetit më të ri i projektuar dhe studiuar në të gjitha aspektet për një jetë bashkëkohore, në sipërfaqe prej afro 1,000,000 m2.

Albanica Hill, i shtrirë në pjesën lindore të Prishtinës së Re, në sipërfaqe prej më shumë se 112,000 m2.

Albanica Green Coast III, në Palasë, në brigjet e Jonit, ndërtohet resorti buzë bregut të detit me peisazhin mahnitës, në sipërfaqe prej më shumë se 60,000 m2.

Resorti i paparë deri me sot në Ulqin, buzë detit Adriatik, i shtrirë në plazhin e bukur, në sipërfaqe prej më shumë 100,000 m2.

Projektet e ALBANICA në dekadat e ardhshme janë perlat e para në gjerdanin e arkitekturës moderne kombëtare. Dritonit dhe stafit të Albanica i deshirojmë një rrugetim të mbarë dhe e falenderojmë për kohën dhe inspirimin që na e dha. Ky vend ka të ardhme të ndritshme.

www.facebook.com/albanicahomes/
www.instagram.com/albanicahomes/
www.albanica.homes/

 





(Artikull i sponsorizuar)