Sporti

Alban Dragusha: Kosova pati paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Zvicrës duke pasur parasysh mungesat e shumta

11/19/2023 22:56
nga:E K

Trajneri kosovar, Alban Dragusha i ftuar në “Var Show” në “Tëvë1” ka analizuar ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Zvicrës.

Dragusha potencoi që ishte e nevojshme grumbullimi i lojtarëve të Superligës në Kombëtaren e Kosovës pasi ata po tregojnë formë të lartë në çdo mundësi që kanë marrë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Jam i kënaqur me ndeshjen e djeshme. Pritshmëritë te disa ishin shumë të mëdha, që Kosova mund të shkojë e të fitojë atje, por me gjithë ato mungesa besoj që kemi bërë një paraqitje të jashtëzakonshme. Posedimi ishte në anën e Zvicrës, por raste nuk kanë pasur shumë. Kjo tregon që Kosova u vendos mjaft mirë në fushë dhe ia pamundësoj Zvicrës për të shënuar. Disa lojtarë nga liga vendore është dashur të ftohen edhe më herët dhe jam i bindur që e meritojnë edhe më shumë lojtarë thirrjen”, tha Dragusha.