Sporti

Alarm sigurie në ndeshjen PSG-Milan, ultrasit e Napolit mund të përfshihen në një përplasje të madhe

10/24/2023 13:09
nga:Mergim Rreci

Ndeshja PSG-Milan, e planifikuar për nesër në mbrëmje në “Parc des Princes”, do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për grupin F të Champions League, por përveç implikimeve në fushë, ka edhe nga ato që lidhen me sigurinë civile.

Në Francë kjo sfidë cilësohet me rrezikshmërinë e nivelit 3, që do të thotë autoritetet kanë frikë nga problemet e rendit publik dhe kjo gjë, sipas “L’Equipe”, pritet të ndodhë nga përplasjet e mundshme mes tifozëve kuqezi dhe napolitanëve, të ftuar nga ultrasit e Paris pasi tashmë janë një grupim i binjakëzuar.

“Në Paris priten 2000 tifozë të Milanit, duke përfshirë 500 ultras. Nuk ka konflikte të veçanta mes atyre të Milanit dhe të PSG-së, por ultrasit e klubit francez kanë ftuar ultrasti napolitanë, me këta të fundit që nuk i kanë marrëdhëniet e mira me tifozët milanez dhe kjo gjë ka bërë që autoritetet publike të zgjohen”, ka bërë të ditur “L’Equipe”.