Lajme

Alarm për bombë në Prishtinë, policia jep detaje nga aksioni që zhvilluan pas një telefonate anonime

01/05/2022 10:16
nga:N M

Në mengjesin e ditës së sotme është dhënë një alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Një person anonim ka telefonuar Policinë e Kosovës, ku ka informuar ata se ka një mjet të dyshimtë shpërthimi në stacionin e autobusëve.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka evakuuar të gjithë qytetarët.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti e ka konfirmuar një gjë të tillë – duke thënë se Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, e ka konfirmuar Flora Ahmeti për ‘GazetaBlic’.