Neymar ka pësuar një dëmtim që do ta përjashtojë atë nga ndeshjet e ardhshme të Santos, por pritet të jetë gati javën tjetër për t’u bashkuar me kampin e ekipit kombëtar të Brazilit përpara Kupës së Botës.
Shefi i stafit mjekësor të Santos, Rodrigo Zogaib, konfirmoi të mërkurën se Neymar kishte pësuar një lëndim që i kishte shkaktuar ënjtje në këmbën e djathtë.
Zoghaib tha se dëmtimi nuk do ta pengojë sulmuesin të rikuperohet deri më 27 maj, kur ai është planifikuar të fillojë përgatitjet e tij me Brazilin për Kupën e Botës 2026.
Neymar po merr trajtim në qendrën stërvitore të Santos me ekipin e tij personal dhe është nën mbikëqyrje të ngushtë nga mjekët e Konfederatës Braziliane të Futbollit.
/GazetaBlic Sport


