Edhe sot ka patur një alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve, raporton Gazeta Blic.
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se bëhej fjalë vetëm për një çantë me rroba të harruar nga pasagjerët.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Kjo është hera e katërt që ka alarm të rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve, brenda këtij muaji .
/Gazeta Blic/
E paraburgosura në Ferizaj ua vë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qeli


