Lajme

Alarm i rrejshëm, nuk ka mjet të dyshimtë në Prishtinë

10/01/2026 18:40
nga:Genita C

Policia ka bërë të ditur se nuk ka mjet shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytet, Enis Pllana, i cili tha se ka filluar puna për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes”.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në konfirmim.