Roberto Firmino vijon të tërheqë vëmendje, me sulmuesin i cili ende nuk ka rinovuar me Liverpool dhe në verë do të jetë lojtarë i lirë.
Braziliani ka shumë admirues në Premier League, por së fundmi, mediet britanike kanë raportuar se agjenti i lojtarit ka pasur kontakte me drejtuesit e Al Nassr.
Skuadra nga Arabia Saudite është në kërkim të një sulmuesi dhe tani kërkon të bëjë një tjetër transferim të bujshëm pas Cristiano Ronaldo-s.
Firmino ka gjithashtu oferta nga Amerika dhe tani “topi” kalon te braziliani për të vendosur.


