Sporti

Al-Khelaifi: Barcola është lojtar i PSG-së, i lumtur për trofeun e radhës

08/12/2026 23:38
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka folur për të ardhmen e Bradley Barcolës, në një moment kur sulmuesi francez është përfshirë në spekulime për një largim të mundshëm nga Parisi.

Al-Khelaifi u tregua i rezervuar në deklaratën e tij, duke mos dhënë garanci për qëndrimin e Barcolës.

“Po punojmë me qetësi. Nuk flasim shumë, por veprojmë. Nuk mund të them nëse do të largohet apo jo… Por sot ai është lojtar i PSG-së. Do të shohim”, deklaroi presidenti i klubit parisien.

Fjalët e Al-Khelaifit lënë të hapur të ardhmen e Barcolës, i cili mbetet një prej lojtarëve të rëndësishëm të PSG-së. Për momentin, francezi vazhdon të jetë pjesë e skuadrës, ndërsa çdo vendim për të ardhmen e tij pritet të merret në ditët në vijim.

/GazetaBlic Sport/