Sporti

Al Ettifaq interesohet për Greenwood? Gerrard e mohon: “Është lajm i rremë”

08/23/2023 09:13
nga:L J

Ditën e djeshme Mason Greenwood njoftoi ndarjen nga Manchester United.

Pavarësisht se akuzat për përdhunim ranë disa muaj më parë, palët e kanë parë të arsyeshme t’i thonë lamtumirë dhe tashmë sulmuesi i lindur në vitin 2001 synon ta vazhdojë karrierën diku tjetër, përcjell GazetaBlic Sport.

Në këto orë janë shfaqur disa lajme për interesimin e klubeve arabe dhe në veçanti nga Al Ettifaq, por trajneri Steven Gerrard e mohoi kategorikisht këtë mundësi në mikrofonat e Daily Record: “Është lajm i rremë”.