Sporti

Akuzat për përdhunim: Benjamin Mendy deklarohet i pafajshëm

05/23/2022 17:06
nga:E K

Benjamin Mendy është deklaruar i pafajshëm për akuzat ndaj tij.

Mbrojtësi i majtë francez, Benjamin Mendy është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të.

Ish-lojtari i Manchester City është i akuzuar për nëntë raste përdhunimi dhe ngacmimi seksual.

Ai është i suspenduar nga të gjitha aktivitetet sportive që nga muaji gusht, kur akuzat ndaj tij u ngritën.

27-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm në gjykatën e Chester Crown.

Seanca ndaj tij do të mbahet më 25 korrik.