Lajme

Aktivisti politik: “Serbia nuk ka nevojë të angazhohet për mbledhjen e fakteve për në Speciale, këtë po e bën Qeveria e Kosovës”

05/05/2021 15:16
nga:M K

Aktivisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj, ka kritikuar qasjen e ministres së jashtme të Kosovës, lidhur me deklaratat e saj për ish-krerët e UÇK-së që po akuzohen nga Gjykata Speciale.

Sipas Zogajt, Qeveria e Serbisë dhe Serbia nuk kanë nevojë për mbledhjen e fakteve, sepse këtë po e bën Qeveria e Kosovës, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Vitin qe shkoi, KM Kurti, per nje deklarate ne lidhje me UÇK-ne, ka shkarkuar keshtilltarin e tij Shkelqen Gashit. Sot, KM Kurti po pajtohet me ministren e tij, ku sipas saj, UÇK ka bere krime te renda dhe se ajo ka dosje per ato krime.
Tash, kjo situate eshte komplet e re. Qeveria e Kosoves, ne kapacitetin e saj te plote, eshte ne sherbim te Prokurorise Speciale per krimet e luftes se UÇK-se. Me nje fjale, Qeveria e Serbise dhe Serbia nuk ka nevoje qe te angazhohet ne mbledhjen e fakteve, sepse kete gje po e ben Qeveria e Kosoves.
Per mua, ky pozicion i Qeverise se Kosoves dhe i KM Kurtit do te ishte komplet i pranueshem, nese Albin Kurti nuk do te thoshte dikur qe, “kur ai te jete kryeminister, nuk do t’i dergonte pjesetaret e UÇK-se ne Gjykaten Speciale.” Tash, jo vetem qe po i dergojme, por, po dergojme edhe dosje kunder tyre. Bravo.

LEXO EDHE:

A do e vendosë Kurti reciprocitetin ndaj Serbisë, ashtu siç premtoi?! – PDK dhe AAK nuk besojnë

/GazetaBlic/