Lajme

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tre zyrtarëve për kepërdorim të detyrës

06/01/2021 14:59
nga:Y I

Prokuria Speciale ngriti aktakuzë për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar ndaj tre të pandehurve B.T., G.O dhe H.H., përcjell Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender

Prishtinë, 1 qershor 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër tre të pandehurve me inicialet B.T., G.O dhe H.H.

Prokuroria Speciale njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.T., për veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, kundër të pandehurit me inicialet G.O. është ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet H.H., për veprën penale “Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender” nga neni 309, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.