Lajme

Aksioni i sotëm, shoqërohet në polici zyrtari i Ministrisë së Bujqësisë

03/20/2025 14:52
nga:Sh R

Të enjten ka pasur bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, e cila drejtohet nga Faton Peci.

Siç shihet edhe në pamjet e Ekonomia Online, hetuesit policorë kanë arrestuar Bedri Dobrën nga Departamenti për Politika Bujqësore dhe Tregje dhe janë larguar nga objekti i ministrisë.

I njëjti, në vitin e kaluar ishte shpallur punëtori i vitit në këtë ministri.