Lajme

Aksion i policisë në Mitrovicën e Veriut, gjenden kallashnikov dhe granata dore

10/07/2024 17:54
nga:G B

Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovica Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Veton Elshani, zv/drejtor i policisë për rajonin e Veriut, i cili ka thënë se dy persona janë shpallur në kërkim.

Ai ka treguar se gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka hasur dhe ka sekuestruar:

1 AK-47
2 Granata Dore M-75
2 Radiolidhje
2Antiplumba
Kapelë
Dorëza
Çanta Ushtarake
Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës
Harta
Rrip brezi
Sprej
Thikë
Shall kamufllazhi etj

“2 persona të dyshimtë, njëri me iniciale A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978 nuk janë has në shtëpi por tashmë janë shpall si persona në kërkim”, ka thënë Elshani./Gazeta Blic/