Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për shtrenjtimin e rrymës, raporton Gazeta Blic.
Sipas INDEP ky vendim është i dëmshëm për sektorin e energjisë dhe i ndikuar kryekëput nga politika.
INDEP vlerëson se vendimi i ZRRE së bie në kundërshtim me vlerësimet e vet Rregullatorit dhe realitetin e sektorit të energjisë në vend.
Sipas tyre në arsyetimin e vendosjes së bllok tarifës në 600 kW, vet ZRRE-ja kishte deklaruar që në fakt sasia mbi 600 kwh është sasia e energjisë që ka nevojë të importohet dhe e cila e ngarkon sistemin.
Reagimi i plotë:
Vendimi i ZRRE-së për strukturën tarifore është i dëmshëm për sektorin e energjisë, i ndikuar politikisht dhe një arnim i paqëndrueshëm i krizës aktuale.
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shpreh shqetësimin e thellë me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për strukturën e re tarifore. Zhvendosja e bllok tarifës nga 600 në 800 dhe mos aplikimi i shkallëzimit të tretë tarifor nuk i kontribuon aspak efiçiencës së energjisë.
Për më tepër, subvencionimi selektiv dhe jo linear vetëm sa do të rrisë konsumin energjetik në vend. Ky vendim nuk i ndihmon tranzicionit energjetik. Përkundrazi, e vazhdon bllokimin artificial të sektorit të energjisë në vend. Jemi gjithashtu të shqetësuar nga kjo shpërfaqje e hapur e ndikimit politik të Qeverisë në vendimin e sotëm të ZRRE-së.
Vendimi i ZRRE-së bjen në kundërshtim me vlerësimet e vet Rregullatorit dhe realitetin e sektorit të energjisë në vend. Në arsyetimin e vendosjes së bllok tarifës në 600 kË, vet ZRRE-ja kishte deklaruar që në fakt sasia mbi 600 kËh është sasia e energjisë që ka nevojë të importohet dhe e cila e ngarkon sistemin. Zhvendosja e bllokut në 800 kËh përjashton pothuaj të gjithë konsumatorët nga incentiva për të kursyer energjinë. Ky vendim ngadalëson procesin e tranzicionit energjetik duke bërë që investimet në efiçiencë të energjisë dhe në burime të ripërtrishme përmes paneleve solare të jenë të pafavorshme në një treg ku çmimi i energjisë deri në 800 kËh subvencionohet.
Ekzistimi i kufirit të bllokut tarifor deri në 600 dhe vendosja e një blloku shtesë mbi 1200 është
arsyetuar mjaft mirë në Analizën dhe komentet që Instituti INDEP ka dorëzuar në ZRRE. Por,
kjo e fundit, ka vendosur që duke dëmtuar hapur pavarësinë dhe profesionalizmin e vet, të
përkrahë opsionin e partisë udhëheqëse, duke rënë në kundërshtim me vetveten, me komentet e
INDEP dhe me komentet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.
I bëjmë thirrje Rregullatorit të pavarur të energjisë që menjëherë të rishikojë këtë vendim dhe të
ofrojë zgjidhje nga prizmi profesional dhe jopolitik. Është koha e fundit që Rregullatori të
shkëputet nga ndikimet politike shumëvjeçare dhe të krijojë një standard të vendimmarrjes
profesionale. Duke hedhur poshtë vendimin e sotëm dhe duke ofruar zgjidhje të balancuar që
tejkalon krizën në njërën anë dhe shtynë Kosovën drejt tranzicionit në anën tjetër, ZRRE ka
shansin të dëshmohet si organ i pavarur dhe profesionist. Vendimi i sotëm dëmton tregun
energjetik, profesionalizmin dhe pavarësinë e Rregullatorit. Vazhdon një avaz të vjetër të nxitjes
së konsumit të mëtutjeshëm, dekurajimit të dekarbonizimit dhe bllokimit të tregut të Kosovës.
Astrit Gashi për rritjen e çmimit të rrymës: Propozimi i VV-së u bë vendim nga ZRRE


