Aksion i madh i Antidrogës në Ferizaj – Dyshohet se janë sekuestruar qindra kilogramë narkotikë

Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë policor në rajonin e Ferizajt, që ka pasur në shënjestër një grup të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas informacioneve të raportuara deri më tani, gjatë këtij operacioni dyshohet se janë sekuestruar qindra kilogramë substanca narkotike.

Pas pak pritet të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media, ku autoritetet policore pritet të shpalosin detajet e operacionit.

Ende nuk dihet numri i personave të arrestuar, sasia e saktë dhe lloji i substancave narkotike të sekuestruara.