Lajme

Aksion i Antidrogës në Prishtinë

10/13/2022 17:37
nga:G B

Njësitet e Antidrogës janë duke e zhvilluar një aksion në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se më vonë me anë të një komunikate do të bëhen të ditura detajet lidhur me aksionin e zhvilluar.

“Sot, më 13.10.2022, në Prishtinë, nga njësitet e antidrogës është zhvilluar një operacion policor. Me të dhënat tjera rreth operacionit u njoftojmë më vonë me një komunikatë” – tha Krasniqi.

Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.