Lajme

Aksidentohet Range Rover-i në Prishtinë

12/16/2021 09:20
nga:Gazeta Blic

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Një veturë e tipit “Range Rover” është aksidentuar me një “Audi”, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Në vendngjarje përveç policisë, kanë dalur edhe ekipi i autoambulancës.

Aksidenti është konfirmuar edhe nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.