Lajme

Aksidenti në Polluzhë të Drenasit, kjo është gjendja e të riut që ishte në veturë me 24-vjeçaren

06/01/2025 21:28
nga:G B

Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabile.

Këtë për Klankosova e ka bërë të ditur Drejtori i Emergjencës së QKUK, Naser Syla i cili njoftoi se i riu është transferuar në Klinikën e Ortopedisë.

“Ai është transferuar në Ortopedi , gjendja e tij është stabile”, është shprehur tutje Syla.

Bashkë me të ishte edhe një 24-vjeçare e cila humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti.