Lajme

Aksidenti në Graçanicë, vdes një person

07/11/2023 09:53
nga:Mergim Rreci

Një aksident me fatalitet raportohet se ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Graçanicë.

Policia njofton se një person ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të trafikut mes një kamioni dhe një veture.

“Graçanicë 10.07.2023 – 08:53. Një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku midis një kamioni dhe një veture. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.