Lajme

Aksident zingjiror në Veternik, lëndohen dy persona

04/26/2024 09:46
nga:Y I

Të premten rreth orës 08:15 të mëngjesit në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, më saktë në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur në aksident trafiku.

Në aksident janë përfshirë katër vetura, dhe dy persona kanë kërkuan ndihmë mjekësore

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:15, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në Veternik, të komunës së Prishtinës.Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërkaq dy persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti” tha Borovci për “Gazeta Blic”