Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Bukosh-Savrovë, ku ka humbur jetën një 29-vjeçare nga fshati Vraniq i Suharekës.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Në aksidentin mes dy veturash, përveç viktimës, lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër.
Sipas një njoftim të publikuar nga Shoqata Vraniqi, viktima është A. L, e lindur më 9 janar 1997 në fshatin Vraniq të Suharekës.
Shoqata ka njoftuar gjithashtu se ceremonia e varrimit do të mbahet të dielën, më 16 gusht 2026, në ora 15:00, në fshatin Vraniq.


