Lajme

Aksident trafiku në Veternik, lëndohen dy persona

05/11/2021 16:35
nga:Y I

Sot rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident komunikacioni në lagjen Veternik.

Në aksident janë përfshirë dy automjete ku për pasojë aknë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30, në lagjen Veterrnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë perfshirë dy automjete.
Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor” tha ahmeti për Gazeta Blic.