Lajme

Aksident trafiku në Shqipëri, shkaktar lagështia

06/26/2026 08:19
nga:L J

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë.

Një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat anësore të saj. Si shkak i këtij aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale të automjetit.

Sipas dyshimeve të para, aksidenti është shkaktuar nga lagështia në rrugë, pasi zona u përfshi nga moti i keq me reshje intensive gjatë mbrëmjes.