Lajme

Aksident trafiku në Prishtinë, vetëm dëme materiale

11/29/2026 15:04
nga:L J

Një aksident trafiku ndodhi rreth mesditës në Prishtinë.

Në këtë aksident në rrugën “Muharrem Fejza” u përfshinë dy vetura.

Sipas informacioneve të para nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mbetet të ndriçohet shkaku i aksidentit, por nuk përjashtohet mundësia të kenë ndikuar edhe rrethanat e krijuara në rrugë, pas të reshurave të borës.