Lajme

Aksident trafiku mes dy vetura në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, lëndohet një person

09/05/2025 19:52
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku kanë qenë të përfshira dy makina.

Kjo është konfirmuar për “Gazeta Blic” nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit është lënduar një person.

‘‘Rreth orës 13:30 ne rrugën Nacionale Prishtinë -Ferizaj në udhëkryqin Konjuh-Livagjë, ka ndodhur nje aksident trafiku në mes të dy automjeteve.

Si pasojë e aksidentit një përson është lënduar.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, ka njoftuar policia.