Lajme

Aksident te rruga “C” në Prishtinë – lëndohen tre persona

10/04/2023 15:10
nga:N K

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “C” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:15, dhe tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sot në ora 13:15 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motokultivator dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor kanë kërkuar tre persona”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.