Lajme

Aksident në Vushtrri, lëndohen tre persona

03/21/2023 21:38
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.

Si pasojë e këtij aksidenti një veturë ka goditur tre këmbësorë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në rrugën “Dëshmorët e Kombit “në Vushtrri, aksident trafiku me të lënduar. Një veturë ka goditur tre këmbësorë. Janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti për “Gazeta Blic”