Lajme

Aksident në Tiranë, 31-vjeçari përplas për vdekje një person

02/10/2023 15:30
nga:Y I

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë. Laurent Lavdaraku, 31-vjeç, banues në Tiranë duke drejtuar makinën ka përplasur për vdekje Albert Zaden.

Laurent Lavdaraku u arrestua nga policia Rrugore.

‘L. L., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin A. Z., i cili për pasojë ka humbur jetën.’- njofton policia.