Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku ka ndodhur që ka ndodhur sonte në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej të cilave si pasojë, sipas dëshmitarëve të rastit, ishte zhvendosur në trotuare.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tutje ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.


