Sot rreth orës 12:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, njofton Gazeta Blic.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Agim Ramadani ” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor.Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Ahmeti


