Një person që po voziste kamionin ka goditur për vdekje dje një biçiklist në Prizren.
Sipas policisë, aksidenti me fatalitet është shkaktuar nga pakujdesia.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Prizren 26.10.2022-16:05. I dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar kamionin nga pakujdesia ka goditur një biçiklist. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.


