Lajme

Aksident në Prishtinë

06/16/2021 11:16
nga:Gazeta Blic

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur para pak çastesh te vendi i njohur si “Te Rrethi” në Prishtinë.

Përveç dëmeve materiale nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion. Gjithashtu po kërkohet edhe ndihma e qytetarëve për zvogëlimin e numrit të aksidenteve.