Lajme

Aksident në Prishtinë, vetura godet biçiklistin

11/28/2021 21:07
nga:Q R

Një çiklist ka pësuar lëndime pasi është goditur nga vetura.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Kështu bëri të ditur për ‘Gazeta Blic’ zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një biçiklisti. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin!”, ka thënë ai.

Aksidenti në Bullgari, flet pronari i “Besa Trans”: Këto sprova janë nga Allahu