Lajme

Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

06/29/2021 19:24
nga:Q R

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë.

Zyra për informim në Policinë e Kosovës, bën të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Tutje, Polica thekson se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ministri Mehaj: Kam një shtëpi, më mbet vetëm paga e ministrit